Ushtria e Ukrainës tha se Moska u kishte ndaluar teknikëve ukrainas që kanë refuzuar të nënshkruajnë kontrata me firmën ruse të energjisë atomike të hyjnë në termocentralin e madh bërthamor të Zaporizhzhia, të cilin forcat ruse e kapën në mars, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i cili është në rajonin juglindor të Zaporizhzhia të pushtuar pjesërisht të Ukrainës, është operuar nga teknikë ukrainas gjatë gjithë luftës, pavarësisht se ishte nën kontrollin rus.
“Sipas informacioneve të disponueshme, duke filluar nga sot, pushtuesit kanë ndaluar hyrjen në territorin e NPP-së Zaporizhzhia për … punëtorët që refuzuan të nënshkruajnë kontrata me Rosatom”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në përditësimin e tij të përditshëm të luftës./FolDrejt/