Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Presidentin Vladimir Putin, i ka thënë një zyrtar amerikan partnerit amerikan të BBC-së, CBS, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Të dy liderët do të diskutojnë mundësinë që Koreja e Veriut t’i sigurojë Moskës armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha zyrtari.
Nuk është e qartë se ku do të zhvillohen bisedimet.
Zëdhënësi i Kremlinit nuk kishte “asgjë për të thënë” mbi raportet, të cilat u transmetuan edhe nga media të tjera amerikane. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Koreja e Veriut.
Burimet i thanë New York Times se Kim kishte shumë gjasa të udhëtonte me tren të blinduar.
Takimi i mundshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte informacione të reja se negociatat për armët midis dy vendeve po “përparonin në mënyrë aktive”.