Kryeministri kinez Li Qiang tha sot se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre pragmatik në fusha të ndryshme dhe për ta ngritur atë në një nivel të ri.
“Bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe Rusisë tregon një trend të mirë zhvillimi, dhe vëllimi i investimeve midis dy vendeve gjithashtu përmirësohet vazhdimisht”, i tha Li kryeministrit rus Mikhail Mishustin gjatë një takimi në Pekin, raporton Reuters.
Mishustin, zyrtari më i lartë rus që ka vizituar kryeqytetin kinez që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, tha se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit nuk kanë qenë kurrë në një nivel kaq të lartë sa tani, transmeton Fol Drejt.