Rusia pajtohet me Perëndimin se lufta e Ukrainës nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë dhe do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
I pyetur nëse Rusia ndan mendimin e Perëndimit se konflikti i luftës në Ukrainë nuk duhet të lejohet të ngrijë, ai u përgjigj se Rusia e mbështet atë.
Peskov tha se Rusia po shqyrton vetëm opsionet për përfundimin e operacionit special ushtarak dhe se po i siguron interesat e saj dhe po i arrin qëllimet e veta qoftë gjatë operacionit special ushtarak ose me mjete të tjera në dispozicion, transmeton Fol Drejt.