Autoritetet kineze u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të heqin sanksionet e njëanshme ndaj kompanive kineze, përpara një vizite të mundshme të Sekretares së Tregtisë amerikane, Gina Raimondo.
“SHBA ka dëmtuar seriozisht interesat e kompanive kineze”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë kineze, Shu Yueting, sipas Reuters.
Ai shtoi se Kina është fuqimisht kundër kësaj dhe i bëri thirrje Uashingtonit që të ndalojë menjëherë “shtypjen e paarsyeshme të kompanive kineze dhe të tërheqë sanksionet e njëanshme kundër tyre”./FolDrejt/