Autoritetet kineze njoftuan sot një sërë masash të përkohshme për të menaxhuar teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI).
Kjo i hap rrugën kompanive kineze të teknologjisë që të prezantojnë shërbime të inteligjencës artificiale në vend, raporton Reuters.
Administrata Kibernetike e Kinës, e cila postoi një sërë rregullash në faqen e saj të internetit, tha që ofruesve të shërbimeve do t’u kërkohet të kryejnë vlerësime të sigurisë dhe të zbatojnë procedurat e dorëzimit të të dhënave përpara se të lançojnë produktet./FolDrejt/