Trupat e të paktën 87 personave, përfshirë masalitë etnikë, u gjetën në një varr masiv në Darfurin Perëndimor, Sudan, njoftoi sot Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke deklaruar se ka informacione se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake ishin përgjegjëse për vdekjet e atyre njerëzve.
“Unë dënoj në termat më të ashpër vrasjen e civilëve dhe individëve ‘horse de combat’, dhe jam më tej i tmerruar nga mënyra e pashpirt në të cilën janë trajtuar të vdekurit, së bashku me familjet dhe komunitetet e tyre,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Të drejtat e njeriut Volker Turk, raporton Reuters.
Ai bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të plotë./FolDrejt/