Kina kryeson në krahasim me vendet perëndimore në zhvillimin e teknologjive të reja, duke qenë se kishte një avantazh në 37 nga 44 teknologjitë e reja, sipas një sondazhi të publikuar sot nga Instituti Australian i Politikave Strategjike (ASPI).
Instituti tha se ka hulumtuar teknologjitë në fushat e mbrojtjes, hapësirës, energjisë dhe bioteknologjisë dhe se 10 institucionet më të mira kërkimore janë të vendosura në Kinë, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sondazhi zbuloi se teknologjia amerikane shpesh renditej e dyta, edhe pse institutet e saj drejtojnë kërkimin global në zhvillimin e kompjuterëve me performancë të lartë, informatikës kuantike, satelitëve të vegjël dhe vaksinave./FolDrejt/