Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar, thuhet në njoftimin e sotëm pas takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe krerëve të diplomacisë së Indisë, Japonisë dhe Australisë në Nju Delhi.
I ashtuquajturi Grupi Quad gjithashtu tregoi se kërcënimi i Rusisë për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë është i papranueshëm.
“Nëse ne e lejojmë Rusinë të bëjë atë që po bën në Ukrainë pa u ndëshkuar, atëherë ky është një mesazh për agresorët potencialë kudo që ata mund të shpëtojnë”, tha Blinken. /FolDrejt/