Kryeministri japonez Fumio Kishida njoftoi se vendi nuk planifikon të bëhet anëtar i NATO-s, por konfirmoi se ekziston një plan nga aleanca për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Japoni.
Deklarata e Kishida erdhi pasi ambasadori i Japonisë në Uashington tha në fillim të këtij muaji se pakti ushtarak i udhëhequr nga SHBA po planifikonte një zyrë në Tokio, e para e këtij lloji në Azi, për të lehtësuar konsultimet në rajon, raporton Reuters.
Zyra e ndërlidhjes do të lehtësojë komunikimin e aleancës me partnerë si Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, kryesisht në kontekstin e sfidave gjeopolitike si Kina dhe Rusia, transmeton Fol Drejt.