Kina dhe Amerika janë dy fuqi, konfrontimi ushtarak i të cilave, historikisht, është i pashmangshëm dhe rrethana të tilla kërkojnë liderë të përgjegjshëm për të shmangur pasojat fatale për njerëzimin, sipas ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger.
Në një intervistë për Economist, ai vlerësoi se këto nuk janë rrethana normale, për shkak të shkatërrimit të garantuar reciprokisht dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale, përcjell Fol Drejt.
“Jemi në fillim të rrethanave në të cilat makinat mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse infektive ose pandemi të tjera, jo vetëm shkatërrime bërthamore, por njerëzore në çdo fushë. Këto rrethana kërkojnë liderë të përgjegjshëm, të cilët të paktën përpiqen të shmangin konfliktin”, theksoi Kissinger./FolDrejt/