Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, mbërriti sot në Japoni, ku do të marrë pjesë në samitin e Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshima.
Biden zbarkoi në bazën e Korpusit të Marinës amerikane në Iwakuni, që ndodhet rreth 50 kilometra në jugperëndim të Hiroshimës, përcjell Fol Drejt.
Biden nuk planifikon të kërkojë falje në emër të Shteteve të Bashkuara për përdorimin e bombës atomike në sulmin e vitit 1945 në Hiroshima gjatë vizitës së tij në qytet, tha këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, në një aeroplan në rrugë për në Japoni./FolDrejt/