Ai tha se e theksoi këtë tetë vjet më parë, kur u përmend për herë të parë ideja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Arritja e statusit neutral të Ukrainës dhe pozicionimi i saj si një urë lidhëse midis Rusisë dhe Evropës mund të imagjinohet ende si qëllimi përfundimtar në situatën aktuale, tha sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ish-sekretari amerikan i Shtetit dhe këshilltari presidencial për Sigurinë Kombëtare, Henry Kissinger, transmeton Fol Drejt.
“Rezultati ideal do të ishte nëse Ukraina mund të bëhej një shtet neutral, si një urë lidhëse midis Rusisë dhe Evropës,” tha Kissinger në një forum në Davos./FolDrejt/