Gjykata ukrainase dënoi një ushtar rus 21-vjeçar me burgim të përjetshëm sot për vrasjen e një civili ukrainas, në gjyqin e parë për krime lufte të mbajtur që nga pushtimi rus.
Rreshteri Vadim Shishimarin u akuzua se kishte qëlluar në kokë civilin ukrainas në një fshat në rajonin verilindor Sumy në ditët e para të luftës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai pranoi fajësinë dhe dëshmoi se e qëlloi burrin pasi u urdhërua ta bënte këtë. Ai i tha gjykatës se një oficer këmbënguli që ukrainasi, i cili po fliste në celularin e tij, mund t’u tregonte me saktësi vendndodhjen e tyre forcave ukrainase./FolDrejt/