Trajneri i Kombëtares së Holandës, Louis van Gaal, ka pohuar se ai u ka dhënë lojtarëve numrat e skuadrës në bazë të moshës, transmeton Fol Drejt.
Van Gaal ka thënë në një konferencë për shtyp: “Unë u dhashë lojtarëve një numër që i përshtatet moshës së tyre.” Me përgjigjen e tij që u mor me shaka nga gazetarët e pranishëm, trajneri holandez e shtjelloi përgjigjen e tij. “Nuk ka shaka. Unë kurrë nuk tregoj shaka në një konferencë shtypi, unë shpjegoj se si e kam bërë këtë,” shtoi ai. “Zgjedhja e numrave të skuadrës ka të bëjë me moshën, prandaj e jap atë përgjigje.”
Dy lojtarëve të rinj në skuadër – Jeremie Frimpong dhe Xavi Simons – u janë dhënë numrat përkatësisht 25 dhe 26. Portieri Remko Pasveer i është dorëzuar fanela nr. 1, por van Gaal ka thënë se kjo nuk do të thotë se lojtari i Ajaxit do të startojë në portë përpara Justin Bijlow dhe Andries Noppert.
NE FOTO: