Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur sot një mbledhje në të cilën janë miratuar dy vendime, ndër to edhe gjobitja e KEDS-it dhe KEK-ut me rreth 11.1 milionë euro.
“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€”, bëhet e ditur në njoftimin e ZRrE-së.
“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, thuhet tutje./FolDrejt/