Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë sot se e respekton punën e skuadrës së Manchester United, raporton Skysport.
Lojtarët e Liverpool dhe Manchester United do të takohen nesër në orën 17:00 me kohën tonë në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier League.
“Ky është një derbi i vërtetë për mua, të jem i sinqertë”. Një lojë e madhe dhe gjatë viteve ka qenë gjithmonë një ndeshje e vështirë dhe një atmosferë e shkëlqyer në të dy stadiumet. Unë e respektoj atë që ata po bëjnë në Mançester. Natyrisht, skuadra e tyre nuk është ajo që do të ndërtohet për 10 vitet e ardhshme, është skuadra tani për tani, po vijnë lojtarë super me përvojë, super cilësor”, tha Klopp.