Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, gjatë një vizite në forcat ruse të dislokuara në Ukrainë, dha medalje për personelin ushtarak dhe u takua me komandantë të lartë, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se Shoigu vizitoi postin komandues të avancuar të një prej formacioneve të Qarkut Ushtarak Lindor në jug të Donetskut.
Në videon e publikuar nga ministria në Telegram, Shoigu shihet teksa jep medalje për personelin ushtarak rus, si dhe duke vizituar qytetin e shkatërruar së bashku me komandantin e qarkut, gjenerallejtënant Rustam Muradov. /FolDrejt/