Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se të gjithë në klub ndihen më mirë pas daljes nga kriza dhe se mezi po e pret sezonin e ri në stolin e Reds, transmeton Skysport.
Lojtarët e Liverpool presin Brentfordin sot nga ora 18:30 dhe aktualisht janë në pozitën e pestë me 59 pikë.
“Ishte një sezon shumë i vështirë për ne, kjo është e vërtetë. Sigurisht, tani të gjithë ndihemi më mirë pas disa fitoreve. Unë jam ende duke pritur për sezonin e ri, kjo është e vërtetë. Kjo nuk ka ndryshuar. Ne kemi informacionin ne donim të kishim, se si djemtë i kalojnë ato situata. Ju gjithmonë mund të merrni diçka nga periudha të vështira dhe kjo është ajo që bëmë”, ka theksuar Klopp./FolDrejt/