Aksionet e kompanisë amerikane të teknologjisë Apple (Apple) shënuan rënie për të dytën ditë pas raportimeve se punonjësve të qeverisë kineze iu ndalua përdorimi i iPhone.
Vlera e kompanisë në bursë ra në dy ditët e fundit me më shumë se gjashtë për qind ose gati 187 miliardë euro (rreth 200 miliardë dollarë), shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, ku gjeneroi 18 për qind të të ardhurave totale vetëm vitin e kaluar./FolDrejt/