Qeveria gjermane njoftoi se dy degë të gjigantit rus të naftës Rosneft do të mbeten nën kontrollin e autoriteteve gjermane edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Një vit më parë, qeveria në Berlin njoftoi se po vendoste kompanitë Rosneft Deutschland dhe Rosneft Rafining and Marketing nën administrimin e Agjencisë Federale Gjermane të Rrjetit. Në mars, Gjykata Federale Gjermane hodhi poshtë ankesat e Rosneft dhe la në fuqi vendimin e qeverisë, përcjell Fol Drejt.
Kujdestaria u dha autoriteteve gjermane kontrollin mbi tre rafineri në pronësi ruse. Në atë kohë, Rosneft kishte një pjesë prej rreth 12 për qind në kapacitetin gjerman të rafinimit të naftës.
Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi sot se do të zgjasë sërish kontrollin mbi filialet e Rosneft deri më 10 mars 2024, “për të siguruar furnizimin me energji”.
Filialet e Rosneft zotërojnë një rafineri në Suedi, në kufirin polako-gjerman, e cila furnizon me derivate nafte Berlinin dhe pjesën më të madhe të Gjermanisë verilindore.
Deri në fund të vitit 2022, rafineria përpunonte kryesisht naftë ruse dhe tani merr naftë nga porti polak i Gdansk dhe nga Kazakistani./FolDrejt/