Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 500 euro në muaj për viktimat e dhunës, prej të cilave 250 euro për strehim, 150 për ushqim dhe 50 euro fëmijëve.
Kështu ka njoftuar drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelonë Sahiri, e cila ka njoftuar që kjo ndihmë do të zgjasë 6 muaj e gjer në 2 vjet.
Për të përfituar nga kjo ndihmë, viktimat duhet të sjellin disa dokumente, ku përfshihet dokumenti nga policia se aplikuesi është viktimë e dhunës, dokumentu që dëshmon urdhër-mbrojtjen e lëshuar nga gjykata përkatëse, letërnjoftimin, certifikatën e fëmijës, certifikatën e vendbanimin dhe një dokument lëshuar nga Qendra për Punë Sociale për Strehim.
Kjo ndihmë pritet të jepet në fillim të vitit 2023./FolDrejt/