Mësimi në shkollën “Aziz Sylejmani” do të zhvillohet pjesërisht për shkaqe sigurie, për shkak të zhvillimeve të fundit në veri.
Kështu ka njoftuar drejtori i kësaj shkolle, Flamur Gacaferi për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
“Për shkaqe sigurie sot nuk është mbajtur mësimi me tri klasat e ciklit të lartë, ndërsa punohet me ciklin e ulët”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për nivelin e lartë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor, derisa ka shtuar se janë në kontakt me prindërit dhe se shpresojnë që nesër të normalizohet edhe procesi mësimor për ciklin e lartë, transmeton Fol Drejt.