Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Komuna e Vitisë lejoi djegien e librave në Sadovinë

1 vit më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Sipas informacioneve nga Vitia, dhjetëra-qindra libra janë djegur në oborrin e shkollës “Njazi Rexhepi” në fshatin Sadovinë e Çerkezëve. Nga fotografitë që shihen, vërehet që ka pasur një numër të konsiderueshëm të librave të djegur në oborrin e shkollës, të cilat paraprakisht ishin të hudhura në sallat shkollore e nëpër tokë.

Shkruan: Gëzim Olluri

“Qytetërimi ynë po e shkatërron vetveten”, është nji frazë në librin ‘Farenhajt 451’ nga Ray Bradbury. Në të personazh kryesor është një zjarrvënës, Montagu. Detyra e tij është të shkatërrojë mallin e jashtëligjshëm – librat. Duket se personazhi i Rai Bradburit është shfaqur edhe në Komunën e Vitisë. Mirëpo, mbetet enigmë nëse personazhi për shkatërrimin e djegien e librave gjendet jashtë apo brenda institucioneve komunale.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke i vështruar fotografitë, bëhet fjalë për dhjetëra-qindra lektyra e libra të hudhura në klasat shkollore e të shkatërruara para se ato të përfundonin të djegura në oborr. Gjithsesi, duhet theksuar që institucionet shkollore brenda nji komune veprojnë nën ombrellën e Drejtorisë Arsimore Komunale.

“Drejtoria e Arsimit në kuadër të kompetencave, autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore të saja (Ligjit nr 03/L-068), si dhe udhëzimeve administrative të MASHTI-t, Statutit të Komunës së Vitisë dhe të politikave strategjike të Kryetarit të Komunës në fushën e veprimtarisë së saj është kompetente dhe obligohet t’i kryej: udhëheqjen, menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë”, thuhet ndër të tjera në web-faqen e Drejtorisë Arsimore – Viti.

Bazuar në informacionet që i ka publikuar Dega e AAK-së në Viti, aludohet se lektyrat e librat janë djegur në oborrin e Shkollës Fillore “Njazi Rexhepi” në Sadovinë. Siç mësohet nga të dhënat e publikuara, objekti shkollor ishte shndërruar në konteiner të mbeturinave e qindra libra janë hedhur në oborrin e shkollës. Pasi që shkolla dhe oborri janë pastruar, librat janë djegur.

“Dy ditë më parë ishim për vizitë tek shkolla e vjetër “Njazi Rexhepi” në Sadovinë të Çerkezëve pasi kjo shkollë ishte kthyer në konteiner të mbeturinave ku me qindra libra ishin hedhur përtokë. Denoncimi ynë me foto të bashkangjitura kishte bërë “mrekulli”. Tanimë shkolla “Njazi Rexhepi” ishte pastruar dhe asgjë nuk kishte mbetur nga mbeturinat”, thuhet në shkrimin e Degës së AAK-së në Viti.

Nga ana tjetër, dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti, përgjegjësinë për djegien e librave ia adreson organeve komunale që janë treguar neglizhente. Ndër të tjera, bazë pamjeve fotografike shkolla duket që nuk është funksionale pasi shihen dyer e dritare të thyera. Dhe mbetet e paqartë se pse librat nuk janë larguar kur shkolla ka dalë jashtë funksionit.

“Komuna e Vitisë nuk kishte mbetur pa e shprehur edhe njëherë averzionin e saj për librin. Ajo i kishte djegur librat në oborrin e shkollës. Gjë që, në mos qoftë një krim ekonomik, është një mëkat simbolik që përçon mesazh të fortë tek nxënësit, prindërit e qytetarët për raportin e vërtetë që ka ky pushtet me arsimin, diturinë dhe librin”.

Mediumi “FolDrejt”, i ka kontaktuar institucionet komunale në Viti për të marrë qartësime dhe informacione se kush qëndron prapa djegies së librave dhe pse nuk i kanë bartur në ndonjë bibliotekë publike a shkollore.

Pas publikimit të shkrimit, nga ana e Drejtorisë Arsimore, kanë potencuar se nga viti 2016 shkolla e zhvillon mësimin në objektin e ri dhe gjërat në objektin e vjetër kanë qenë të papërdorshme. Siç mësohet, librat dhe lektyrat aty janë nga viti 2016 megjithëse nga Drejtoria Arsimore thonë që aty mund të ketë pasur fletë fletoresh ose librash, të cilat mund të jenë sjellë nga jashtë brenda shkollës.

“Shkolla “Njazi Rexhepi”, që nga viti 2016 mësimin e zhvillon në objektin e ri si paralele e shkollës amë. Objekti i shkollës për të cilën flitet është objekt i vjetër dhe i ka shërbyer shkollës edhe si një hapësirë për të futur gjësende të ndryshme. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet se aty dikush mund të ketë ndezur ndonjë zjarr por gjësendet dhe gjërat që kanë mundur të jenë aty, janë të vjetra dhe të papërdorshme”, kanë shkruar nga DKA.

Drejtoria Arsimore shton që se aty mund të ketë pasur fletë fletoresh apo librash që janë sjellur nga jashtë. “Mund të ketë pasur ndonjë ndonjë fletë të librave apo fletoreve e ndoshta gjësende që kanë mundur t’i sjellin aty personat e papërgjegjshëm kur dihet se objekti është i thyer dhe i demoluar. Ne si DKA kemi marrë masa duke e rregulluar dhe pastruar, por nuk mund të sigurojmë se prapë nuk do të demolohet. Mirëpo, nga zjarri nuk janë dëmtuar dokumente apo libra valide, por bashkë me drejtorinë e shkollës bazë veprimeve ligjore do të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi për ndezje të zjarrit”.

Nga ana tjetër, Vitia akoma nuk ka objekt biblioteke dhe veprimtaria e bibliotekës publike në qytetin e Vitisë vepron në ambientet e Shtëpisë së Kulturës.

Tags: djegieFol DrejtGëzim OlluriKomuna e VitisëLibraviti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Më shumë se një miliard njerëz obezë në gjithë botën

Lajmi tjetër

Sot shënohet 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM