Një burrë që është kthyer nga një udhëtim nëpër Evropë doli pozitiv ndaj virusit, theksoi në një deklaratë mbikëqyrësi sanitar i vendit Rospotrebnadzor.
Rusia ka konfirmuar sot rastin e parë të lisë së majmunit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Një burrë që është kthyer nga një udhëtim nëpër Evropë doli pozitiv ndaj virusit, theksoi në një deklaratë mbikëqyrësi sanitar i vendit Rospotrebnadzor.
“Biomaterialet e marra nga pacienti u dërguan menjëherë në institucionin Rospotrebnadzor të autorizuar për kryerjen e testeve përkatëse. Sipas rezultateve të studimit të biomaterialeve, u konfirmua infeksioni i lisë së majmunit”, theksohet më tej.
Pacienti ka simptoma të lehta pa kërcënim për jetën.
Sipas autoriteteve, të gjithë personat që ai kontaktoi u identifikuan në kohë dhe u vunë nën vëzhgimin mjekësor.
“Për shkak të fillimit në kohë të studimit epidemik, mundësia e përhapjes së mëtejshme të infeksionit është ndalur. Situata është nën kontroll të rreptë nga Rospotrebnadzor”, thuhet më tej.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 6.000 raste të konfirmuara të lisë së majmunit dhe tre vdekje janë zbuluar në mbarë botën deri më tani këtë vit./FolDrejt/