Tre persona kanë përfunduar nën pranga pas konfiskimit të një sasie marihuane prej 1145 gram.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, në fshatin Lluzhan të Podujevës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës më gjerësisht thuhet se janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollimit në veturën e tyre kanë hasur dhe konfiskuar njëmijë e njëqind e dyzet e pesë (1145) gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit-pronarit të veturës, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Tek të dyshuarit si prova shtesë janë sekuestruar: tre telefona celular dhe një veturë.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /FolDrejt/