Tre zyrtarë mjekësorë të Qendrës Familjare në Vushtrri kanë përfunduar të arrestuar pas zbulimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngase të njëjtit kanë lëshuar raporte mjekësore pa kryer fare analiza laboratorike.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:50, në komunën e Vushtrrisë, përcjell Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës tutje njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, rasti është nën hetime./FolDrejt/