Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 20 për qind dhe ajo e Rusisë me 10 për qind këtë vit.
Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), lufta e Rusisë kundër Ukrainës pasi shkaktoi goditjen më të madhe të furnizimit që nga fillimi i viteve 1970, po shkakton edhe një ngadalësim të madh të zhvillimit ekonomike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në parashikimin e saj të parë ekonomik që nga fillimi i luftës, BERZH rishikoi me ulje parashikimin e rritjes ekonomike në rajonet ku banka operon me 1,7 në 2,5 për qind.
BERZH tha se rritja pritet të shihet në vitin 2023, duke arritur 5 për qind në baza vjetore.
Rishikimi në rënie erdhi nga rritja e kostos për mallra të tilla si ushqimi, nafta, gazi dhe metalet, pasi Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit kryesorë të grurit, misrit, plehrave, titanit dhe nikelit.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Ukrainës parashikohet të tkurret me 20 për qind në vitin 2022, krahasuar me një rritje prej 3,5 për qind në raportin e mëparshëm.
BERZH parashikon se ekonomia ruse do të tkurret me 10 për qind këtë vit kundrejt parashikimit të mëparshëm të rritjes prej 3 për qind.
Duke qenë shumë të varura nga remitancat e marra nga Rusia, vendet e Azisë Qendrore do të goditen më së keqi nga rënia e vlerës së rublës dhe kufizimet në konvertibilitetin e saj, shtoi BERZH.
Vendet e Evropës Qendrore do të përballen me një rrezik të ndërprerjes për shkak të integrimit të dobët në zinxhirët e furnizimit të prodhimit në Ukrainë, theksoi banka.
“Presionet e inflacionit tashmë janë jashtëzakonisht të larta dhe duket e sigurt se tani do të jenë më të këqija, gjë që do të ketë një efekt disproporcional në shumë nga vendet me të ardhura të ulëta ku ne punojmë”, tha Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH.
Për më tepër, raporti theksoi se punëtorët e kualifikuar që ikën nga Ukraina mund të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendeve në një afat më të gjatë, veçanërisht në vendet me popullsi në plakje./FolDrejt/