Ofrimi i shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithpërfshirëse për fëmijët në objektin e ri të Spitalit Kirurgjik Pediatrik “Sheikha Fatima” në QKUK ka filluar para 3 ditësh.
Puna ka filluar duke u dhënë shërbime të ndryshme, transmeton Fol Drejt.
Duke përfshirë gjithashtu edhe funksionalizimin e shërbimeve si më poshtë:
- Ambulancat specialistike kirurgjike
- Ambulancat emergjente kirurgjike
- Sallat operative
- Ambulancat e observimit dhe qëndrimit ditor
- Ambulancat specialistike pediatrike
- Emergjenca pediatrike
- Shërbimi i sterilizimit
- Reparti Kirurgjik Pediatrik
- Reparti i Hemato-Onkologjisë Pediatrike
- Reparti i Mjekimit Intensiv Pediatrik
- Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – është transferuar një ditë më pas.
Brenda 3 ditëve të para të funksionimit janë ofruar këto shërbime:
– Janë realizaur 11 operacione
– Në ambulancat specialistike & emergjente kirurgjike janë realizuar 105 vizita mjekësore
– Në ambulancat e Emergjencës Pediatrike – 270 vizita mjekësore
– Në ambulancat specialistike pediatrike – 216 vizita mjekësore
Aktualisht janë të spitalizuar gjithsejt 42 fëmijë në repartet përkatëse:
- Hemato-Onkologji Pediatrike – 9 fëmijë
- Mjekimi Intensiv Pediatrik – 7 fëmijë
- Reparti Kirurgjik Pediatrik, – 8 fëmijë
- Kujdesi Intensiv i Klinikës së Neonatologjisë – 18 foshnje
Funksionalizimi i shërbimit të radiologjisë është në proces, ndërsa shërbimi i traumës dhe ortopedisë pediatrike do të funksionalizohet ndërkohë.
ShSKUK shfrytëzon rastin të shprehë falenderimet më të thella për donatorin – Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e këtij spitali modern me kushte dhe pajisje mjekësore e teknologjike më të avansuara./FolDrejt/