Të paktën 13 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u vranë kur një ushtar në Kongon lindore hapi zjarr ndaj njerëzve të mbledhur për të mbajtur zi për fëmijën e tij të vdekur, tha sot ushtria dhe një zyrtar lokal.
Të shtënat ndodhën në fshatin Nyakova në brigjet e liqenit Albert, në provincën lindore të Ituri në Kongo, raportoi Reuters.
Një zëdhënës i ushtrisë në Ituri tha se një kërkim ishte duke u zhvilluar për ushtarin, një anëtar i marinës kongoleze, dhe se një hetim ishte hapur për incidentin./FolDrejt/