Zjarret në pyje po djegin disa pjesë të Kalabrisë në Itali, pasi temperaturat arritën mbi 40 gradë Celsius gjatë javës së kaluar.
Zjarrfikësit po luftojnë sot me zjarret në rajonin jugor italian të Kalabrisë dhe meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat do të rriten sërish në disa pjesë të Italisë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Reuters raporton se u thirrën ekipet shtesë të zjarrfikësve nga rajonet e Campania dhe Lazio, si dhe nga qyteti sicilian i Messina.