Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti, ka përkujtuar Shaban Manajn, veprimtarin dhe bashkëpunëtorin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Me këtë rast, Hoti ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij, transmeton Fol Drejt.
“Sot, përkujtojmë veprimtarin, intelektualin, dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Rugova, avokatin Shaban Manaj.
Vrasja e tij ishte tronditje për liridashësit dhe bashkëmendimtarët e kauzës për liri dhe pavarësi.
Autorët duhet të sjellën para drejtësisë sepse vetëm atëherë familja dhe qytetarët e Istogut janë më të qetë.
I përhershëm qoftë kujtimi për Shaban Manajn!”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.