Në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës është shoqëruar në polici një person pasi dyshohet se ka kontrabanduar pllaka të qeramikës nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Traktori me mallra është konfiskuar, kurse i dyshuari është liruar për në procedurë të rregullt
“Është shoqëruar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në traktorin e tij kishte të ngarkuar pllaka të qeramikës, që dyshohen të jenë të kontrabanduar nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, traktori me mallra është konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.