Presidenti i Koresë së Veriut, Yoon Suk-yeol, theksoi se vendi i tij shpreson që të avancojë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s kundrejt kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.
Sipas agjencisë së Koresë së Jugut, Yonhap, presidenti Yoon priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për një vizitë zyrtare dyditore në kryeqytetin Seul, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e bërë nga Zyra e Presidencës bëhet e ditur se Yoon i ka bërë thirrje NATO-s që të luajë rol aktiv në dekurajimin e Koresë së Veriut në përpjekjet për zhvillim e kapacitetit bërthamor dhe raketor.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s të mbajtur në qershor të 2022, Yoon shprehu shpresën që të avancojë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s nëpërmjet përfaqësisë së sapokrijuar të përshershme të vendit të tij.
Falënderim për mbështetjen ndaj Ukrainës
Në takim, nga ana tjetër, Stoltenberg ka ndarë vlerësimet lidhur me situatën e fundit në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e dhënies së mesazhit që “pushtimi i armatosur nuk është kurrë i pranueshëm” në mënyrë të qartë, si dhe falënderoi Yoon për mbështetjen e vazhdueshme të Koresë së Jugut ndaj Ukrainës.
Ndërkaq, Yoon theksoi se Koreja e Jugut do të vazhdojë të përmbushë rolin e saj për të ndihmuar popullin e Ukrainës, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti jugokorean informoi Stoltenberg lidhur me detajet e strategjisë së vendit të tij të Indo-Paqësorit, të cilin e njoftoi në dhjetor 2022, duke vënë në duke rëndësinë e bashkëpunimit me NATO-n në zbatimin e strategjisë.
Stoltenberg në takim e ftoi Yoon në Samitin e Liderëve të NATO-s që do të mbahet në korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka ardhur në Korenë e Jugut për një vizitë dyditore, ku dje ishte takuar me kryediplomatin e vendit, Park Jin.
Ai gjithashtu pritet të takojë ministrin e Mbrojtjes, Lee Jong-sup, ndërsa më pas do të vizitojë Japoninë deri më 1 shkurt./FolDrejt/