Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Ai, me anë të një postimi në facebook, ka falenderuar punëtorët shëndetësorë të kësaj Qendre për kujdesin ndaj qytetarëve.
Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin për largimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova, duke thënë se shëndetësia duhet të jetë prioritet.
“Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë.
Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!”, ka thënë Abdixhiku./FolDrejt/