Kosova ka shprehur gatishmëri që t’i ofrojë ndihmë Greqisë, në luftën e saj kundër zjarreve, shkruan Fol Drejt.
Këtë gatishmëri e ka shprehur vetë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka theksuar se solidariteti nuk njeh kufij dhe së bashku kjo sfidë mund të kalohet.
“Ne jemi të përgatitur për të ofruar ndihmë brenda kapaciteteve tona për të luftuar zjarret dhe për të qëndruar pranë komuniteteve të prekura”, ka shkruar Mehaj në Twitter./FolDrejt/
Extending our help to 🇬🇷 during this challenging period of wildfires.
We are prepared to provide assistance within our capacities to combat the fires and stand by the affected communities.
Solidarity knows no borders, & together, we can overcome this challenge.
🇽🇰🤝🇬🇷
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) July 25, 2023