Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kosovë: Përplasje presidencë-qeveri për Asociacionin e Komunave Serbe

5 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Bruksel të enjten (16.09) takohen sërish grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut Prishtinë Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të rikthehet në fokus të këtij dialogu. Kjo çështje po kundërshtohet ashpër në Prishtinë, nga vetë Presidenti Thaçi. Qeveria e Kosovës thotë se kjo temë “do të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë”.

“Jo asociacion me komptenca ekzekutive”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili në fund të muajit do të takohet sërish me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, është shprehur, se “nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive”, dhe se “integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm”. Në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile kryeministri Hoti theksoi, se për qëndrimin e tij ka përkrahje edhe të partnerëve ndërkombëtarë. “Është një qasje për zgjidhje sistematike të problemit dhe jo zgjidhje kreative. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm. Kjo nuk është shtruar në asnjë tryezë diskutimi ku unë kam marrë pjesë qe tre muaj. Po ashtu nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive”.

Sipas Hotit, marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Marrëveshja dhe procesi duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, që i bie me njohje reciproke. Marrëveshja duhet të përfundojë me një zgjidhje të përhershme të problemit”, tha Hoti. “Ajo që bëjmë në këtë fazë është draftim i elementeve të marrëveshjes përfundimtare, një prej këtyre elementeve është çështja e të pagjeturve. Po cilësohet dialog teknik, nuk ka dialog teknik, nuk jemi duke arritur marrëveshje parciale. Për vite janë arritur marrëveshje që nuk janë zbatuar, dhe kjo ka ndodhur se nuk është adresuar njohja reciproke”, tha kryeministri Hoti, duke ftuar partitë politike që të bëhen bashkë dhe të flasin me një zë për procesin e dialogut.

Kosovo Avdullah Hoti (Office of the Kosovo prime minister)

“Gabim i madh dhe i rrezikshëm”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk është i këtij mendimi. Sipas tij, qeveria nuk ka mandat të diskutojë për tema që janë mbyllur. “Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë. Këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha presidenti i Kosovës nëpërmjet një deklarate për medie.

“Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se, “Diskutimi për Asociacionin nesër në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë”. Thaçi kërkon që “Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit”. Sipas tij, duhet nxjerrë një rezolutë “me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”.

Opozita kundër Asociacionit

Raportimi në Kuvend për dialogun i kryeministrit Avdullah Hoti zhvillohet pikërisht ditën e enjte datë 17.09 kur në Bruksel diskutojnë grupet e ekspertëve të Prishtinës dhe Beogradit. Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian tha se “Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zbatimi i saj do të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Edhe partitë politike opozitare e kundërshtojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Xhelal Sveçla, nga lëvizja Vetëvendosja, partia më e madhe opozitare, tha në një konferencë për medie se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është i pazbatueshëm dhe Vetëvendosja do ta mbrojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Kosovo Präsident Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/C. Huby)

“Për sa i përket çështjes se Asociacionit, tashmë jo vetëm që është jokushtetuese, por është edhe e paimplementueshme. I gjithë populli i Kosovës tashmë e di që kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejon themelimin e një asociacioni të tillë”, tha Sveçla.

Marrëveshja për Asociacionin

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013. Më vonë në vitin 2015, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, që fliste për kompetenca ekzekutive. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në interpretimin e kësaj marrëveshje gjeti që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e përcakton se parimet mund të harmonizohen me akte ligjore të Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i tha Deutsche Welles, se themelimi apo jetësimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe në Kosovë mund të bëhet vetëm në bazë të rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Republika e Kosovës ka marrë zotim se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe po e përsëris që i njëjti Asociacion, as kryeministri dhe asnjë lider politik nuk mund të dalë jashtë asaj që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Statuti i këtij Asociacioni në kohën kur do të hartohet, duhet të reflektojë të gjitha rekomandimet apo të evitojë të gjitha dispozitat që janë në kundërshtim me Kushtetutën, e që tashmë janë evidentuar nga Gjykata Kushtetuese”, tha Ehat Miftaraj.

Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, nga ana tjetër me këmbëngulje kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Vuçiq, citojnë mediet në Serbi, e di mirë që shumë pika të marrëveshjes për krijimin e këtij asociacioni janë shpallur anti-kushtetuese në Kosovë. “Nuk më intereson a është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës apo jo”, citon mediumi serb B92, Aleksandër Vuciqin.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Greqi-Turqi: Grindja nuk është e pazgjidhshme

Lajmi tjetër

Erdogan dhe Merkel bisedojnë për Mesdheun lindor

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM