Senegalezi Kalidou Koulibaly është një nga futbollistët e fundit që iu bashkua migrimit të madh të lojtarëve nga Evropa në Arabinë Saudite, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Napolit ka nënshkruar për Al-Hilal.
Pas nënshkrimit të kontratës, ai zbuloi tre arsye kryesore pse vendosi të shkonte në Arabinë Saudite në moshën 33-vjeçare.
“Paratë sigurisht. Nuk mund ta mohoj këtë. Do të mund të ndihmoj të gjithë familjen time të jetojë mirë, nga prindërit e deri te të afërmit. Gjithashtu, jam duke punuar në disa projekte në Senegal dhe më duhen para. Kemi filluar të ndërtojmë një klinikë në fshatin e prindërve të mi. Kam në shumë projekte të planifikuara për të rinjtë”, tha senegalezi.
Një arsye tjetër është besimi i tij.
“Unë jam një musliman dhe po vij në një vend ideal për mua dhe familjen time. Arsyeja e tretë është se nuk isha i kënaqur me situatën në Chelsea. Nuk më pëlqen të jem në stol dhe të mos bëj asgjë. Më mirë do të shkoja atje ku ata më duan vërtet”, tha Koulibaly. /FolDrejt/