Kryeministrja lituaneze tha të martën se është koha për vendime të guximshme të mbrojtjes dhe parandalimit në NATO, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Ingrida Simonyte në një postim në Twitter njoftoi se ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samitin e aleancës në Vilnius që do të mbahet në kryeqytetin lituanez në datat 11-12 korrik.
“Duke parë kërcënimin afatgjatë të Rusisë, është koha për vendime të guximshme mbrojtëse dhe parandaluese, duke forcuar NATO-n si mburojën tonë kolektive në një botë më të rrezikshme”, tha ajo.
“Vendimet për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës nuk duhet të kënaqin agresorin,” theksoi gjithashtu Simonyte. /FolDrejt/