Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilën e ka cilësuar si organizimin më të madh dhe përpjekjen më të rëndësishme të shqiptarëvr për liri, që nga koha e Skënderbeut.
Sipas Krasniqit, për herë të parë në shekuj, shqiptarët, nga të gjitha trevat, u mblodhën rreth një tryeze, duke i dhënë lidership dhe forcë – politike e ushtarake – qëllimit dhe synimit për mëvetësi, në një periudhë të sfidave të kohës.
“Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e Sulejman Vokshi, do të mbeten përgjithmonë burrështetasit, veprat e të cilëve unifikuan, udhëheqën dhe frymëzuan shqiptarët gjatë gjithë shekullit pasues, për atdhedashuri e luftë për liri – deri te qëllimi final, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës!
Nderim të përjetshëm!”, është shprehur më tej Krasniqi./FolDrejt/