I ashtuquajturi, drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, tha sot se, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shënon përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, serbët kujtojnë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u miratua në këtë ditë.
“Rezoluta 1244, e cila po ashtu u miratua në këtë ditë, është një dokument juridik ndërkombëtar i detyrueshëm për Kosovën dhe nëse tashmë është dashamirës i përvjetorëve dhe historisë, Kurti nuk duhet të kthehet në të kaluarën e lashtë, por frymëzimi duhet të kërkohet në atë dokument të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Petkoviq sipas Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Tutje, i ashtuqujturi drejtor i Zyrës për Kosovë, ka pretenduar se kinse shumë më parë sot, 145 vjet më parë, një grup besnikësh osmanë u mblodhën në Prizren për të themeluar Lidhjen e Prizrenit, i cili sipas fantazive te Petkoviq ishte kryeqyteti i perandorëve serbë.