Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me bastisjen dhe arrestimet e sotme, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kërkuar zgjedhje të reja.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë.
ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka thënë Krasniqi.