Bekim Haxhiu i PDK-së ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku si rezultat sot u arrestuan tre persona në bastisjet e policisë.
“Bukë e Zemër e Drogë – kjo është motoja e LVV-së e dokumentuar me fakte korruptive, dallavere e shpiunazha për krerët e UÇK-së.
LVV paska qenë nën ndikimin e drogës, ekstazisë që nga themelimi, po tek tash po kuptohen veprat e saj té shémtuara në dëmtim të shtetit.”, ka thënë Haxhiu.
“Hajnat në burg!
Boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun.
Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit.
Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini.”, ka shtuar me tej ai./FolDrejt/