Kremlini ka thënë se ishte e qartë se një kërcënim ekzistonte pas sulmit të fundit me dron në Moskë, në të cilin një ndërtesë shumëkatëshe në distriktin e biznesit të Moskës u godit për herë të dytë në tre ditë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi komente të mëtejshme.
Ministria ruse e Mbrojtjes e quajti incidentin e fundit një tentativë “sulm terrorist” ukrainas.
Ndërkohë, Kievi zakonisht nuk merr përgjegjësinë për incidente specifike në territorin rus.