Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës Kombëtare, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj ka vlerësuar se Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe vazhdon të jetë shtëpia e dytë e bashkatdhetarëve edhe sot.
“Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik.
Zvicra ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike, dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë.
Kosova mbetet e vendosur për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në të njëjtën kohë jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm që Zvicra ka dhënë në secilën etapë të historisë sonë.
Urime!”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook./FolDrejt/