Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi për sot një bisedë telefonike mes presidentëve të Federatës Ruse dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan.
“Po, ka plane të tilla,” i tha Peskov RIA Novosti të hënën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po viziton sot Moskën, gjatë së cilës do të diskutojë situatën në Ukrainë me presidentin rus Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov./FolDrejt/