Tajvani do të zbatojë atë që ushtria e tij ka mësuar duke vëzhguar konfliktin në Ukrainë në stërvitjet e ardhshme ushtarake që synojnë të praktikojnë luftën kundër një sulmi të mundshëm kinez, thanë sot zyrtarët në Taipei.
U njoftua se stërvitjet e këtij viti në Tajvan do të ndahen në dy pjesë, njëra në maj dhe tjetra në korrik, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Pjesa e majit do të ishte pjesërisht një konsideratë taktike, bazuar në “veprime të ndryshme të mundshme të Partisë Komuniste Kineze në lidhje me pushtimin e Tajvanit, duke marrë parasysh mësimet e luftës ruso-ukrainase”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/