Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka nderuar ushtarët britanikë, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
“Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/