Muzeu i famshëm i Luvrit dhe Pallati i Versajës në Francë do të fikin dritat më herët si një masë simbolike për të kujtuar publikun për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, njoftoi ministrja e Kulturës.
Në fillim të kësaj jave, qyteti i Parisit njoftoi se do të fillonte të fikte dritat dekorative që zbukurojnë monumentet në kryeqytetin francez që ai menaxhon disa orë më herët se zakonisht, duke e zhytur në errësirë Kullën Eiffel dhe monumentet e tjera për të përballuar kostot në rritje të furnizimit me energji elektrike, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak tha sot se Piramida e Luvrit do të ndjekë shembullin duke fikur dritat e saj në orën 23:00 në vend të orës 1:00 të mëngjesit.
Fasada në Pallatin e Versajës, në jugperëndim të Parisit, do të fikë dritat. Një orë më herët, pra në orën 22:00.
Ministri u bëri thirrje institucioneve kulturore franceze që të miratojnë masa të kursimit të energjisë, të tilla si ato të marra nga Musée d’Orsay në Paris, të cilat ” reduktuan konsumin e energjisë me një të tretën thjesht duke ndryshuar llamba dhe duke instaluar llamba LED “.
Ajo tha se po zhvillohen diskutime me kinematë për të zëvendësuar projektorët e tyre me projektorë lazer.
Çmimet e energjisë janë rritur në muajt e fundit, pjesërisht për shkak të trazirave në tregjet e energjisë të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet pasuese perëndimore kundër Rusisë, një prodhuesi kryesor i energjisë./FolDrejt/