Çeçeni i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka fituar medaljen e artë në Botërorin e Mundjes të zhvilluar në Beograd të Serbisë.
Pas kësaj fitore ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nën tingujt e himnit kombëtar, flamuri kuqezi u ngrit në Beograd, përcjell Klankosova.tv.
“Zelimkhan Abakarov, mundësi fantastik me nënshtetësi shqiptare, shpallet kampion bote dhe nën tingujt e himnit tonë kombëtar ngre flamurin kuqezi në Beograd”, ka shkruar Rama në Facebook.